info@rizamholding.com + 383 (0) 29 243 225

Reth Nesh

Ndërmarrja RIZAM Holding është kompani prodhuese familjare e cila me veprimtarinë e saj ka filluar që nga viti 1989.

I ati i pronarëve - RIZA Morina - (prej nga rrjedh edhe emri i kompanisë duke ia bashkangjitur emrit RIZA inicilain M nga mbiemri Morina) gjatë viteve 1960-ta ishte Qerrepunuesi i parë i qerreve me rrota gome në regjionin e Prizrenit dhe të Dukagjinit.

Edhe sot e kësaj dite i janë falënderues ata të cilët porositën dhe morën qerre me rrota gome nga ai dhe shumë mirënjohës në veçanti, për zbulimin e tij të kohës ku frenat e dorës i zëvendësoi me ato të këmbës. . Pa mëdyshje, përparësia dhe komoditeti për grahësin ishte shumë i madh sepse ai tani ishte Zotëri dhe nuk kishte nevojë që në çdo teposhtëze të zbriste nga qerrja dhe të frenonte me dorë.

Djali i madh i Rizës, Mitati, viteve 1970-ta ishte elektricist dhe vinkler i elektromotorave të parë në regjionin e Prizrenit.

Në vitin 1989 ndërtohet dhe në Qershor të këtij viti fillon me punë Mulliri për bluarjen e grurit në Mamushë nën firmën RIZAM - Mulliri i Ri.

Në vitin 1997 në Mamushë ndërtohet fabrika për prodhimin e thasëve nga polipropileni me titull POLITEKS. Ishte e para dhe gati e vetmja e cila furnizonte me thasë e tër tregun e ish Jugosllavisë.

Në vitin 2000 në Krushë të Vogël ndërtohet Separacioni i parë privat i cili separonte dhe përpunonte zhavor lumi nga Drini i Bardhë. Gjatë viteve 2006–2008 në Krushë të Vogël ndërtohet Fabrika e parë private në Kosovë për prodhimin e materialit ndërtimor prej argjile IZOBLLOK.

Kjo fabrike posedon gjithesej 9-te lloje te produkteve nga argjila(IZOBLLOK 31, Blloku G-5,Bloku Gj.G-5,Blloku per mure ndarese 12,Oxhak 0160, Oxhak 0180, Oxhak 0200, Tavanore/Monta-14,Kanalore) ku 3 nga produktet (IZOBLLOK 31, OXHAK 0 200 dhe KANALORE) eshte e vetmja fabrike me prodhim ne vende, gjithashtu kjo fabrike eshte e certifikuar nga TUV AUSTRIA HELLAS dhe ISO STANDARTS 9001.

RIZAM Holding ne vitin 2015 ne Mamushe nderton Fermen e Vicave me nje investim te teknologjise se fundit.Kjo ferme rrite vicat ne nje ambient ideal me kapacitet 600 krere.

Kompania RIZAM Holding i ka të punësuar më se 120 punëtorë.


Scroll to Top